Doni të ndiqni kursin? Je vetem një klik larg!

Doni të ndiqni kursin?
Je vetem një klik larg!

Praktikë Kontabiliteti + Financa 5 + Alpha Web + Excel për Ekonomistët

Trajnim i njohur nga Ministria e Financës dhe Ekomomisë.

INFORMACION RRETH TRAJNIMIT
OFERTË. – 40 % ULJE TARIFE PËR MUAJIN SHKURT 2021. Vendet të Limituara

Kurs praktikë kontabiliteti + Financa 5 + Alpha  Web + Excel për Ekonomistët. I njohur nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë.

 

▣ Kohëgjatja e kursit gjatë javës është 6 javë. Kursi i fundjavës ka kohëzgjatje 8 javë

▣ Zvillohen 16 seanca. Mesatarisht zhvillohen  40 orë kurs. Kohëzgjatja e një seance  2 orë deri  2 orë e 30 minuta.

▣ Kursi zhvillohet gjatë javës paradite ose  pasdite, dy ose tre her ne jave nga e hëna në të premte. Në fundjave kursi zhvillohet të shtunë të djelë.

▣ Çdo kursant punon  me programet  origjinale Finance 5 dhe Alpha Web

▣ Tre seancat e para të kursit janë falas, ku pjesmarrësit mund të vlerësojnë cilësin e kursit dhe profesionalizmin e lektorëve.

▣ Kursi zhvillohet në grup. Pagesa shumë e arsyeshme, pagesa bëhet dhe me këste

▣ Të gjitha modulet e kursit janë të azhornuara me ndryshimet e fundit ligjore

▣ Për kursantët periudha e kursit njihet si praktikë profesionale në cdo universitet ne Shqipëri.

▣ Finance Partner – Qëndra e parë e kurseve të praktikës se kontabilitetit

▣ Eksperienca më e gjatë na bën të jemi qëndra e kursit të kontabilitetit lidër

KURSI KONSISTON NË 8 MODULET E MË POSHTËME

▣ Moduli nr 1. Prezantimi i programit të kursit praktik kontabiliteti për biznesin e madh, të mesëm dhe biznesin e vogel sipas legjislacionit Shqiptar të azhornuar me paketën e re fiskale 2020, SKK-të dhe SNK-të. Gjatë kursit çdo kursant punon me plotësim dokumentash financiare analoge me origjinalet që plotesojnë ekonomistët në  kompani biznesi te ndryshme

▣ Moduli nr 2. Shpjegimi i koncepteve bazë të kontabilitetit. Plani kontabël. Klasat e llogarive. Kontabilizimet‘’debi, kredi’’ të veprimeve financiare që ndodhin në kompani gjatë vitit ushtrimor nga 1 janari deri me 31 dhjetor. Hapja e një biznesi në QKB. Kadegorit e bizneseve. Përpilimi dhe njohja nga afër e statutit dhe aktit të themelimit, vendimi i ortakëve

▣ Moduli nr 3. Njohja me kodin e punës. Deklarimi i punonjësve në tatime, kontratat e punës, plotësimi i dokumentave të zyrës së punës, libreza pune, libreza shëndetësore. Rregjistri i aksidenteve në punë, kontrata e qërase, leje qëndrimi dhe pune për të huajt.Afatet e pagesave për deklaratat tatimore sipas ligjit te azhornuara me ndryshimet e fundit

▣ Moduli nr 4. Listëpagesa‘’sigurimet’’, paga bruto, paga neto, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësin dhe punëmarrësin. Punësimet dhe largimet nga puna, kontabilizimi i listëpagesës. Rregullat përkatese të punësimit dhe largimit të punonjësve. Pagat e punonjësve që likujdohen me bankë

Moduli nr 5. Përpilimi dhe deklarimi online i librave të blerjes, shitjes, fdp-të e tvsh, listëpagesa. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, tatimi në burim, tatim fitimi, bilanci, deklarimi i punonjësve, deklarimi i të ardhurave personale. Veprime blerje, shitje, importe/ eksporte. Veprime magazine, flethyreje, fletdalje, stoku.Veprime arke, banke. Amortizime. Norma këmbimi

▣ Moduli nr 6. Programet origjinale financa 5 dhe alpha web. Hyrje në programet financiare, çeljet e ndërmarrjeve, punime në modulet e programeve financiare dhe raporteve përkatëse. Pasqyrat financiare vjetore (bilanci), cash flow, pash, pasqyra e kapitalit, analiza dhe raportet financiare, tatimfitimi.Legjislacion tregtarë, tatimorë dhe doganorë

▣ Moduli nr 7. Gjatë kursit praktike kontabiliteti kursantët trajnohen edhe si të administrohen burimet njerezore në çdo kompani biznesi në departamentin e financës, rekrutimi i stafit, ndarja e detyrave dhe përgjegjesive, respektimi i kontratës së punës dhe etikës, puna në grup, motivimi i punonjësve, trajnimi i stafit

▣ Moduli nr 8. Kryerja e veprimeve të ndryshme financiare me programin excel për ekonomistët

▣ Moduli nr 9. Legjislacion tatimor, tregtar, doganor. Shpjegimi i references ligjore për veprimet financiare që behen në seancat e kursit.

NË PËRFUNDIM TË KURSIT KURSANTËT PAJISEN ME 3 Çertifikata te njohura nga Ministria e Financave. Çertifikata njihet dhe jashte.

I.  Çertifikata nr 1 – Praktik Kontabiliteti

II. Çertifikata nr 2 –  Financa 5

III. Çertifikata nr 3 –  Alpha Web

 

Kursantëve që janë student ju plotësojmë formularin e zhvillimit të praktikës profesionale të shkolles së lartë. Gjithashtu kursantët paisen dhe me vërtetim pune ku periudha e kursit tju njihet si eksperiencë pune.Të 3 çertifikatat njihen nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Çertifikata njihet dhe jashtë pasi të përkthehet dhe noterizohet.

SHËNIME

▣ – Kursi zhvillohet  me plotësim dokumentash analoge me origjinalet

▣ – Gjatë kursit punohet duke marë si reference kompani  te ndryshme  biznesi

▣ – Secili kursant ka kompjuterin e tij  dhe dosjen personale të kursit

▣ – Në përfundim cdo kursant mund të punoj si ekonomist në çdo kompani

▣ – Në fund çdo kursant është në gjëndje për të mbyllur personalisht bilancin

▣ – Në rastet kur bizneset na kërkojnë ekonomistë ne ju rekomandojmë kursantët tanë.

▣ – Ofrohet konsulencë pa pagesë dhe pa kufizim kohorë për çdo kursant

▣ – Kursantët që nuk munden ta ndjekin kursin gjatë javës e ndjekin në fundjave

▣ – Pagesa e tarifës së kursit bëhet me këste. Tarifa është shum e arsyeshme

▣ – Mjafton të rregjistroheni, sapo formohet grupi ne ju njoftojmë për të filluar kursin

▣ – Për tu ushtruare në shtëpi kursantët marin falas Financa 5 demo, Alpha Web

▣ – Formimi i grupit bëhet shum shpejt. Rregjistrimi është pa pagesë

▣ – Ambjent i zhvillimit të kursit është komod, Vëndet janë të limituara